Sport Ndërkombëtar

Espanyoli – “mace e zezë” në La Liga

Espanyol

Espanyoli po vazhdon të jetë “mace e zezë” në La Liga.

Në xhiron e kaluar e ndali Barcelonën me barazim, teka të njëjtën ka bërë edhe sot kundër Sevillës.

Pas një ndeshje – me shumë ritëm dhe mundësi – epilogu përfundimtar doli të jetë 1-1.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Rafa de Mir, kur po zhvillohej minuta e 36-të.

Përkundër përpjekjeve – deri në fund të pjesës së parë nuk ndryshoi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Momente nga takimi

Teksa, vetëm pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë – Sergi Darger arriti që ta barazonte rezultatin.

Deri në fund të takimit – rezultati mbeti i njëjti 1-1.

Ndërsa, Sevilla e mbylli këtë takim me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, pasi Jules Koundé u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë barazim, Sevilla bën një hap prapa në “luftën” për titull.

Andaluzianët kanë grumbulluar 51 pikë, gjashtë më pak se Real Madrid që është lider.

Në anën tjetër, Espanyoli renditet në vendin e 13-të, me vetëm 29 pikë. /Shqip.com

Tabela e La Ligas