Rozë

Eskluzive: Dhurata sjell koreografin e Rosalisë në Prishtinë për këngën e saj më të re

Dhurata Dora dhe ekipi i xhirimeve

Koreografi i famshëm, Mecnun Giasar vjen me një dhuratë për publikun kosovar përmes Dhuratës.

Enkas për Dhurata Dorën ai ka ardhur në Prishtinë për të xhiruar klipin e këngës së saj më të re.

Burime të Shqip.com kanë bërë të ditur se Giasar për xhirime ka zbarkuar më ekipin e tij nga e gjithë bota.

Koreografi i cili ka punuar më emrat më të famshmen në botë si Rosali dhe Madonna ka qëndruar për katër ditë në Kosovë.

Shqip.com mëson po ashtu se ai tashmë ka përfunduar xhirimet dhe është larguar nga kryeqyteti.

Ndryshe kënga më e re e Dhuratës pritet që të lansohet shumë shpejtë, e duke ditur suksesin e saj pritet që të marrë përmasa ndërkombëtare./SHQIP.com