Sport Ndërkombëtar

Është “zbuluar” skuadra e re e norvegjezit Haaland

Goli i Erling Haaland kundër Hoffenheim

Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të mediave sportive për shkak të performancës së tij fantastike me Manchester Cityn këtë sezon.

Gjithsesi duket se ai nuk do të qëndrojë te “Qytetarët” për një kohë të gjatë. Të paktën kjo është ajo që raportojnë mediat spanjolle. Siç bën me dije gazeta “AS” në faqen e parë të saj, sulmuesi norvegjez do të transferohet te Reali në vitin 2024.

“Galaktikët” do të përpiqen të përfitojnë nga një klauzolë që e lejon norvegjezin të largohet nga City verën e ardhshme, me presidentin Perez që e shikon atë si zëvendësuesin e duhur të Karim Benzema.

Ky transferim pritet që të bindë dhe Kylian Mbappen që të zgjedhë Realin në të ardhmen, me sulmuesin francez që vazhdon të jetë në planet e Perez, edhe pse vitin e kaluar ai zgjodhi që të qëndrojë te PSG-ja.

/Shqip.com