Është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës në futsall
Publikuar:
(28.08.2021 16:22:43)

Të shtunën, në prani të anëtarëve të Komisionit të futsallit, koordinatorit për futsall, komisionit të garave dhe përfaqësuesve të ekipeve të Superligës, është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2021/22.
Në këtë takim është biseduar po ashtu për tema të ndryshme, mbarëvajtja e garave 2021/22, si të avancohet futsalli, formimi i Ligës U19, si dhe çështje të cilat i preokupojnë ekipet.
Me tërheqjen e shortit, fati deshi që qysh në javën e parë të zhvillohet derbi ndërmjet kampiont në fuqi, Liqenit dhe Prishtinës.
Edicioni i ri i garave në futsal do të nis nga 24 shtatori.
Këto ndeshje do të luhen në javën e parë të Superligës:
Rahoveci 2019 – Malisheva
Liburni – Peja
Liqeni – Prishtina
Vitia – Prishtina 01
BB Llapi – Drenica T /Shqip.com