Lajme Botë

“Është e mundur që ushtria bjelloruse i ka ndihmuar emigrantët që ta kalojnë kufirin me Poloninë”

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

“Është e mundur që ushtria bjelloruse i ka ndihmuar emigrantët që ta kalojnë kufirin me Poloninë”.

Kështu ka thënë për BBC-në, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, të premten.

“Ne jemi sllavë. Ne kemi zemra. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani”.

Lukashenko është kritikuar nga perëndimi që “po dëshiron të shkaktojë krizë me refugjatë në Evropë”.

Por, Lukasheno tha se këtë gjë as nuk do ta shqyrtojë, duke mohuar që ka pasur planifikim shtetëror.

Një situatë e tillë ka krijuar tension mes Bjellorusisë dhe Polonisë.

Kufiri Poloni-Bjellorusi

Por, në përgjithësi tensioni Bjellorusi me vendet perëndimore filloi gushtin e kaluar.

Zgjedhjet e gushtit, Lukashenko pretendoi se i ka fituar me 80 për qind të votave.

Ashtu nuk mendoi opozita e mbështetur nga perëndimi.

Mijëra protestues për muaj më radhë rezistuan kundër pushtetit 27 vjeçar të Lukashenkos.

Ai cilësohët si autoritar, pasi raportohej të ketë shtypur të drejtat e njeriut.

Diçka e tillë qartazi është parë gushtin e kaluar, ku kishte edhe protestues të vrarë nga policia.

Po ashtu, liria e medias në Bjellorusi është e ulët.

Madje, pushteti Lukashenkos pos liderëve opozitarë, ka përndjekur edhe gazetarë kritikë. /Shqip.com