Lajme

Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri do t’i konsideronim legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna

Emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar
Emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar

Emisari amerikan Gabriel Escobar ka insistuar që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore të punojnë nëpër objekte alternative për të shmangur protestat e tensionet. 

Ai tha se kjo ishte kërkesa e vetme e SHBA-së, duke theksuar se legjitimiteti i vendimeve të kryetarëve do të njihej edhe nëse ata do të punonin nga Hëna.

Legjitimiteti i kryetarëve të komunave nuk do të vihej në dyshim nëse ata do të kishin punuar nga një vend alternativ. Ata mund të kishin punuar nga Hëna dhe ne do t’i konsideronim veprimet e tyre të ligjshme. Në vend të kësaj, ata insistuan të futeshin në zyra me forcë dhe ajo që ndodhi ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme”. 

Emisari amerikan përsëriti se do të ketë pasoja në marrëdhënie nëse Qeveria e Kosovës këmbëngul në këtë.

Escobar mori disa shembuj nga vendi i tij kur në SHBA zyrtarët janë detyruar t’i lëshojnë ndërtesat zyrtare për të punuar nga objekte alternative për arsye të ndryshme. 

“Unë kam qenë me qeverinë federale që kur isha 19 vjeç dhe kam parë qeverinë e SHBA-së të braktisë ndërtesat për zjarre, përmbytje, uragane, COVID dhe madje edhe protesta. Sepse ne ndjemë se nuk ka nevojë të përshkallëzojmë dhe të krijojmë tensione më të larta”, tha ai.

/Shqip.com