Ekonomi Biznes

Escobar takon Bordin e Guvernatorëve të Odës Amerikane

Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane, ka takuar anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ai, përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe integrimin ekonomik të tregjeve rajonale.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, prezantuan para Zëvendësndihmës Sekretarit Escobar, i cili njëherit është edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanit Perëndimor, qëndrimin e Odës Amerikane në mbështetje të normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha iniciativave për tregun e përbashkët rajonal, si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit.

Udhëheqësit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me tensionet në rajon, si pengesë për aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime.

/Shqip.com