Lajme

Escobar sot takon krerët e shtetit

Pamje nga takimi në Presidencë, mes Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmanit

I dërguari i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar sot do të zhvillojë takime ndaras me krerët e shtetit.

Ditën do ta nis me me takimin e paralajmëruar me presidenten Vjosa Osmani. Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, ky takim do të mbahet në orën 09:00 në Presidencë.

Po ashtu, në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, do të deklarohen për media.

Më pas, nga ora 10:20 i dërguari i SHBA-ve do të takohet me kryeparlamentarin Konjufca.

Ndërsa, ditën e takimeve do ta mbyllë me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti do e pres në zyre emisarin Escobar nga ora 11:00.

Kujtojmë se, dje ishte dita e parë e vizitës së Escobar në Kosovë, meqë rast zhvilloi një takim në mbrëmje me opozitën.

Ndryshe, Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më 18 mars, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiq, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët.

Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës.

/Shqip.com