Escobar: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi ndikon në stabilitetin evropian dhe rajonal
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur së fundi për planin franko-gjerman i cili iu është prezantuar Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Siç raporton media malazeze, Escobar ka thënë normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE- ja, mbetet vendimtar për stabilitetin rajonal dhe evropian.
“Për shkak se pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit ndaj Ukrainës dhe ndikimeve të tjera të këqija po synojnë të mbjellin ndarje,” shtoi Escobar për Mina.
Ai arriti në përfundimin se normalizimi do të hapë derën për integrimin politik dhe ekonomik të Serbisë dhe Kosovës në Evropë dhe do të kontribuojë në stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Të hënën e 27 shkurtit, Bruksel pritet të zhvillohet një takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim për herë të parë do t’i kushtohet propozimit të Bashkimit Evropian me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ky propozim synon njohjen reciproke.
Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, takimin e së hënës e konsideron si mundësi unike për marrëveshje normalizimi.
/Shqip.com