Lajme

Escobar mbërrin në Beograd, pritet të zhvillojë takim me Vuçiq

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur  në Beograd ku do të ketë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu është bërë e ditur se në Beograd, Escobar do të bisedojë me kryeministren Ana Brnabiq dhe drejtorin e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq, raporton RTV.

Gjatë ditës së djeshme, Escobar qëndroi në Kosovë ku zhvilloi takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Escobar tha se marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh dhe kërkoi formimin e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe sipas ligjeve të Kosovës.

/Shqip.com