Lajme

Escobar kërkon që Asosacioni të formohet sipas ligjeve të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Prishtinë, gusht 2022

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka thënë se Kosova duhet të krijojë Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe por sipas ligjeve të saj.

Më tutje Escobar në një intervistë për Kanal 10, thotë se ka biseduar me presidenten e Kosovës për disa modalitete të Asosacionit.

“Në mëngjes fola me Presidenten për mënyrat e ndryshme se si Kosova mund ta krijojë Asociacionin që të jetë situatë “fitues-fitues”, sikurse për komunitetet në veri ashtu edhe për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet t’u përmbahet ligjeve të Kosovës dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës. Por, duke thënë këtë ka shumë, shumë opsione dhe modele evropiane që mund t’i shohim bashkë, që do ta bënin këtë një mundësi reale. Por, po – do të donim ta shihnim duke u zbatuar. Ne diskutuam disa modele, opsione e vizione për këtë. Kam besim se do ta zbatojnë, sepse është një marrëveshje e nënshkruar në Bruksel”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu Escobar thotë se ai nuk i takon njerëzit që bëjnë pjesë në Listës e Zezë të SHBA-ve.

/Shqip.com