Sport Shqiptar

Erza Muminoviq mbetet pa medalje

Erza Muminoviq

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” kanë marrë fund për Erza Muminoviq.

Xhudistja kosovare është mposhtur nga Oumaima Bedioui.

Me këtë disfatë ajo ka humbur shpresat për medaljen e bronztë  në kategorinë -52 kilogramë.

Momente nga takimi

Por, medalje në tokën dardane mund të sjellë Flaka Loxha, e cila do e kërkojë këtë sukses në repsazhin e kategorisë -57 kilogramë.

Deri më tani, suksesin më të madh në këto gara për Kosovën e ka arritur Distria Krasniqi, e cila është kualifikuar në finale. /Shqip.com