Erza Muminoviq mbetet pa medalje
Publikuar:
(29.06.2022 15:44:06)

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” kanë marrë fund për Erza Muminoviq.
Xhudistja kosovare është mposhtur nga Oumaima Bedioui.
Me këtë disfatë ajo ka humbur shpresat për medaljen e bronztë në kategorinë -52 kilogramë.

Por, medalje në tokën dardane mund të sjellë Flaka Loxha, e cila do e kërkojë këtë sukses në repsazhin e kategorisë -57 kilogramë.
Deri më tani, suksesin më të madh në këto gara për Kosovën e ka arritur Distria Krasniqi, e cila është kualifikuar në finale. /Shqip.com