Eros Grezda me urim epik për të dashurën
Publikuar:
(25.01.2023 14:38:35)

Big Brother Albania VIP ka pushtuar të gjithë vëmendjen kryesore të publikut shqiptar dhe më veçanërisht, konkurrenti nga Shkodra, Luiz Ejlli. Pankarta në mbështetje të tij janë parë në stadiumet e Shqipërisë dhe gjithashtu pika kulminante ishte një protestë e organizuar për të.
Por edhe shumë lojtarë kanë shprehur preferencën e tyre për Luizin. Një prej mbështetësve më të mëdhenj të këtij konkurrenti është Eros Grezda. Ky i fundit e ka dërguar në tjetër nivel preferencën e tij. Partnerja e Eros Grezdës, Ajsel Abazi festonte datëlindjen, ndërsa urimi i lojtarit ishte jo pak i veçantë: “Edhe 100 zemër, të dua më shumë se Luizin”, ka shkruar Grezda.

/Shqip.com