Sport Shqiptar

Eros Grezda bëhet me skuadër të re

Eros Grezda gjatë prezantimit te klubi i tij i ri

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda karrierën do ta vazhdojë në Ligën e Hungarisë, shkruan Shqip.com.

Ai është transferuar te skuadra hungareze, Zalaegerszeg.

Lajmin për transferimin e Grezdës e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Twitter”.

Te klubi i tij i ri,  futbollisti nga Gjakova do të bartë fanellën me numrin 14.

26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës kroate, Osijek, me të cilën shënoi vetëm një gol në 11 paraqitje garuese për ta.

Forma e tij në Kroaci la shumë për të dëshiruar, derisa ai do të kërkojë të rikthejë formën e tij të mirë në Hungari./Shqip.com