Sport Shqiptar

Eroll Salihu: Nuk ka rëndësi kush kandidon, ky kuvend është i jashtëligjshëm

Eroll Salihu

Me 6 prill – do të mbahen zgjedhjet për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, për Eroll Salihun – ky kuvend zgjedhor është i jashtëligjshëm.

Për Shqip.com, ai tha se “për mua nuk ka rëndësi se kush do të kandidojë. Ky kuvend është i jashtëligjshëm”.

Salihu po ashtu shtoi se “nuk kam asgjë kundër kandidatëve të mundshëm – por kuvendi është i jashtëligjëm”.

Eroll Salihu – në të kaluarën ka qenë Sekretar Gjeneral i FFK-së, teksa pastaj ishte emëruar Drejtor për qështje sportive.

Deri më tani – janë lakuar shumë emra për karrigen e të parit të kësaj federate.

Emri i fundit që është lakuar është – Gramoz Vokrri, që është djali i të ndjerit, Fadil Vokrri, por një pronocim zyrtar nga ai nuk ka pasur.

Aktualisht – kryetar i FFK-së është Agim Ademi.

Në zgjedhjet e fundit – kur Ademi e kishte marrë këtë post në vitin 2018 – ai ishte ishte kandidati i vetëm i propozuar, teksa kishte marrë 58 vota. /Shqip.com