Rozë

Ermiona jep informacione nga jashtë, a do të dënohet nga produksioni?

Mbrëmë prime i Big Brother ka pasur shumë befasi.

Por, tensionet janë rritur pas mbarimit të tij në mes të Oltës dhe banores se re, Ermiona – ku shkak është bërë një deklaratë e aktores.

“Mua këmbët edhe më vijnë erë, me thënë të drejtën”, thotë Ermiona dhe Olta ia kthen: “Vazhdon akoma”.

Ermiona dhe Olta

Ajo më pas ka dhënë edhe një informacion nga jashtë duke i treguar se nuk pëlqehet nga publiku në mënyrën se si është duke luajtur- por, në mënyrë ironike.

“Po mirë atëherë, vazhdo se e ke shumë mirë kështu, se gjithë njerëzve atje jashtë je duke u pëlqyer shumë”.

Kjo e fundit pritet të penalizohet nga produksioni, pasi kështu ka ndodhur më të gjithë banorët që kanë dhënë informacione nga jashtë.

/Shqip.com