Rozë

Ermal Mamaqi tregon projektin që po sjell me Bora Zemanin

Bora Zemani, Ermal Mamaqi dhe Donald Veshaj

Ermal Mammqi kohëve të fundit është në fokus të mediave.

Kjo pasi javë më parë ka ndikuar në prishjen e raportit në mes të Donaldit dhe Beatrixit dhe tashmë për bashkëpunimin e tij me Bora Zemanin.

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Ermali tha se nuk ka qenë ai shkaku i ndarjes së Beatrix dhe Donaldit ashtu sikurse është përfolur.

Mes të tjerash, Mamaqi sqaroi se Bora nuk do të jetë pjesë e serialit H.O.T por bëhet fjalë për një tjetër projekt të tijin, për të cilin ka shprehur interes.

Bora Zemani

“Nuk besoj se jam unë arsyeja pse janë ndarë. As nuk e di që janë ndarë. Ajo pjesa ku kam përmendur Borën ka qenë shaka”.

Ai tregoi se për këtë projekt ajo nuk është duke u paguar.

“Ajo është një nga njerëzit në ekran që e vlerësoj shumë për punën. I kam propozuar të marrë pjesë si aktore jo në serial por në një film që po projektoj. Pjesa që e përmenda në BB dhe në intervista ka qenë e gjitha lojë. Asgjë nga ato nuk janë të vërteta. Ajo nuk ka kërkuar lekë e asgjë tjetër”.

Ermal Mamaqi

Ermali tregoi së në fund të këtij viti ose në tjetrin do të lansohet filmi

“Ajo nuk është mërzitur fare. Jemi shumë miq ende. Është Bora ajo që e kam ndjekur dhe vlerësuar që të jetë pjesë e filmit. Ajo ka shprehur interesin dhe filmi mund të vij në fund të këtij viti ose vitin tjetër.”, u shpreh Ermali./SHQIP.com