Sport Ndërkombëtar

Ermal Krasniqi – “Ylli i Javës” në Superligë

Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi është zgjedhur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i Ballkanit, ishte njeriu i jashtëzakonshëm në derbin e javës ndaj Prishtinës, shkruan Shqip.com.

Krasniqi, shënoi një gol dhe regjistroi një asistim ndaj kampionëve në fuqi, për të dëshmuar edhe njëherë formën e lartë që po kalon në këtë sezonë.

Për 23 vjeçarin, kjo është hera e dytë në këtë sezonë që e fiton këtë çmim, pasi e kishte “rrëmbyer” edhe në gjiron e dytë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Ermal Krasniqi duke e pranuar çmimin “Ylli i Javës”

Që nga largimi i Mirlind Dakut, ai është futbollisti kryesor i repartit sulmues – te skuadra suharekase, ndërsa edhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.

Ndërsa, formë të mirë po kalon edhe Ballkani si ekip, pasi gjendet në vendin e parë në Superligë, me 21 pikë, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com