Sport Ndërkombëtar

Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Cluj, shënon edhe kundër UTA Arad

Futbollisti nga Kosova, Ermal Krasniqi, po vazhdon shkëlqimin në Rumani me skuadrën e CFR Cluj, shkruan Shqip.com.

Që prej transferimit të tij në janar, ish-ylli i Ballkanit, Ermal Krasniqi ka treguar formë të lartë, duke shënuar edhe sot për Cluj.

24-vjeçari shënoi kundër UTA Arad, në kuadër të Superligës rumune.

Ndeshja i takon xhiros së 28-të të elitës rumune.

Ky është i tretë në Rumani për Krasniqin. Ai ka regjistruar edhe një asistim.

Ai u transferua te Cluj për 200 mijë euro. Kjo skuadër po kërkon tashmë pesë milionë euro për shërbimet e tij.

Për Krasniqin ka interesim nga disa skuadra italiane.

/Shqip.com