Sport Ndërkombëtar

Ermal Krasniqi nuk ka të ndalur, shënon gol dhe e dërgon Clujin në gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë

Foto: Flaviu Buboi/NurPhoto
Foto: Flaviu Buboi/NurPhoto

Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te skuadra rumune CFR Cluj.

Krasniqi ia ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Rumanisë skuadrës së Clujit, e cila të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Argesit në çerekfinale të Kupës me rezultatin 1:0, shkruan Shqip.com.

Ish-futbollisti i Ballkanit e fitores e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 89-të.

Krasniqi u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe ishte vendimtar në rezultatin final të ndeshjes.

Për 24-vjeçarin ishte goli i pestë i edicionit në të gjitha garat, ndërsa e ka edhe një asistim.

Cluji në gjysmëfinale do të luajë kundër skuadrës Sepsi Sf. Gheorghe.

/Shqip.com