Rozë

Erjoni surprizon Mikelën në sheshin “Skënderbej’

Ish-konkurrenti i Përputhen, Erion Kukaj në mes të sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë, ka kërkuar një mundësi të dytë nga Mikela.

Ai këtë e ka bërë në prezencë të dhjetëra njerëzve.

Mikela nga ana tjetër, pavarësisht rezistencës duket se u ndje mjaft mirë nga ky gjest i Erjonit dhe nuk nguroi  ti jepte një puthje në emision duke konfirmuar një rikthim dhe një fillim të ri mes tyre.

“Isha shumë e emocionuar sepse nuk e prisja, mbeta pa fjalë, po ndihesha sikur do më propozonin”, tha ajo.

Ndërsa Erioni tha se ndjenja ndaj saj ka qenë çdo herë shumë e fort.

“Ndjenja për Mikelën ka qenë gjithmonë shumë e fortë, unë doja t’ja bëja këtë surprizë pa marrë parasysh se çfarë do të vije pastaj”.

/Shqip.com