Eriksen te United – vetëm çështje e kohes
Publikuar:
(11.07.2022 09:18:02)

E ardhmja e Christian Eriksen do të jetë përsëri në ishull.
Mesfushori danez ka arritur marrëveshje me Manchester United – sipas shumë mediave në Angli.
Eriksen është lojtar i lirë – dhe kjo po e bën më të lehtë kalimin e tij në “Teatrin e Ëndrrave”.
Magjistari 30 vjeçar së fundmi ishte pjesë e Brentfordit, ku zhvilloi 11 paraqitje, shënoi një gol dhe asistoi katër herë.
Para rikthimit në Premirligë, ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak./Shqip.com