Sport Ndërkombëtar

Eriksen: Nuk e kam menduar që do luaja në United

Christian Eriksen

Problemet shëndetësore i ka lënë prapa krahëeve dhe tashmë dëshiron të kthehet përsëri në nivelet më të larta të futbollit.

Christian Eriksen ka hapur letrat – për të folur për herë të parë – si lojtar i Manchester United.

Ai tha se “nuk e kam menduar se do të përfundoj në United sepse mendoj se nga rruga ime e karrierës para incidentit në Euro, planifikimi nuk ishte të kthehesha fare në Britaninë e Madhe”.

Teksa, shtoi se “mendoja se koha ime për të ardhur në Manchester United ishte më parë. Natyrisht, atëherë isha tek Spurs dhe më pas shkova në Itali, por tani të ulem këtu është padyshim diçka që nuk e prisja, por gjithashtu jam shumë i lumtur që jam këtu. Ndihem mirë, ndjehem mirë të jem këtu”.

Mesfushori danez – foli edhe për trajnerin Erik Ten Hag, për të cilin nuk kurseu lavdatat.

“Dua të vij këtu për të luajtur futboll, nuk vij këtu vetëm për vetë logon, dua të vij këtu dhe të luaj. Natyrisht të flisja me menaxherin dhe të dëgjoja idetë e tij, të bisedoja me të për kushtet e futbollit ishte e mrekullueshme dhe ideale për mua për të marrë vendimin dhe mundësinë për të ardhur në Manchester United”.

Para rikthimit në Premirligë – te Brentfordi ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak.

Teksa, sezonin e kaluar ai zhvilloi 11 ndeshje, shënoi një gol dhe asistoi katër herë./Shqip.com