Sport Ndërkombëtar

Eriksen – në radarin e disa skuadrave

Christian Eriksen

Është rikthyer përsëri në zenit të formës dhe ofertat nuk po i mungojnë.

Christian Eriksen është emri më i ri që po lakohet për një transferim të mundshëm te Manchester United, teksa paraprakisht edhe Tottenham Hotspur – shprehi interesim për të.

“Djajtë e Kuq” po e kërkojnë një zëvendësues të Paul Pogbas, i cili me shumë gjasë do ndërrojë ambient në fund të sezonit, dhe Eriksen po shihet si i duhuri.

Crystal Palace linked with Eriksen | The Transfer Tavern
Christian Eriksen

Fakti që Christian – ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe do jetë me parametra zero në verë – e bën edhe më të dëshirueshëm për skuadrat tjera.

30 vjeçari – së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja e Danimarkës për herë të parë qysh nga “Euro 2020” kur kishte pësuar sulm kardiak.

De retour en sélection, Christian Eriksen est « très, très affûté », selon  son sélectionneur, Kasper Hjulmand - L'Équipe
Christian Eriksen

Së fundmi ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak./Shqip.com