Eriksen kthehet në Milanello, do të projektohet edhe e ardhmja e tij
Christian Eriksen duket se ka lënë pas krahëve periudhën e shtirë që kaloi në “Euro 2020”, shkruan Shqip.com.
Gjatë javës së ardhshme ai do të kthehet në Milanello ku do të takohet me shokët e skuadrës dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeksore.
Kjo do të jetë edhe ditë e rëndësishme për të, pasi do të mësohet edhe e ardhmja e tij me Interin, dhe do të shihet nëse do të transferohet te një klub tjetër jashtë Serie A.
Nga ana tjetër, mesfushori është optimist mbi të ardhmen e tij dhe beson se do të vazhdojë të jetë pjesë e “Neroazzurëve”.
Këtë e ka konfirmuar edhe bashkëshortja dhe agjenti i tij, por, fjalën e fundit do ta kenë ekzaminimet mjeksore, të cilat edhe do të vendosin për të ardhmen e tij.
Në sfidën hapëse që pati Danimarka në EURO 2020 kundër Finlandës, Eriksen pësoi arrest kardiak.
Ai arriti të jetonte falë ndihmës së shokëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjeksor./Shqip.com