Sport Ndërkombëtar

Eriksen e kalon Manchetster Unitedin në epërsi ndaj Fulhamit

Manchester United po përballet me Fulhamin në kuadër të javës së 16-të në Premierligë, shkuan Shqip.com.

Manchester United është në epërsi në Craven Cottage kundër Fulham.

Pas një organizimi të mirë të një aksioni të Djajve të Kuq, Bruno Fernandes pasoi mirë tek Christian Eriksen, i cili shënoi gol në minutën e 14-të të ndeshjes.

Ndeshja ka filluar në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Craven Cottage”.

Për këtë ndeshje, Fulhami do të jetë pa Kebanon, Reed, që janë të lënduar, ndërsa Mitrovic e Tete kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

/Shqip.com