Sport Ndërkombëtar

Eriksen do i bashkohet “Djajve të Kuq”

Christian Eriksen

E ardhmja e Christian Eriksen do të jetë në ishull.

Mesfushori danez ka arritur marrëveshje me Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Christian Eriksen do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Manchester United këtë javë, testet mjekësore tashmë të planifikuara. Eriksen tashmë ka folur drejtpërdrejt me Erik ten Hag, faktor kyç.

Man Utd po punon për të shpallur Malacia dhe Eriksen si nënshkrime të reja këtë javë” ka shkruar Romano.

Magjistari 30 vjeçar së fundmi ishte pjesë e Brentfordit, ku zhvilloi 11 paraqitje, shënoi një gol dhe asistoi katër herë.

Para rikthimit në Premirligë, ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak./Shqip.com