Sport Ndërkombëtar

Eriksen dëshiron të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve

Christian Eriksen

Problemet me shëndetin i ka lënë prapa dhe dëshiron përsëri të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Christan Eriksen ka shprehur dëshirën – të luaj përsëri në garën më të madhe të futbollit evropian.

Në një intervistë për “Vaiplay”, ai tha se “Do të doja të luaja sërish në Champions League. E di sa argëtuese është, por nuk është thelbësore për mua”.

Teksa, shtoi se “ka gjithashtu shumë klube që duhet të shohin rrugën e dikujt përpara se të ndodhë kjo. Kam oferta dhe opsione të ndryshme, të cilat po i shqyrtojmë dhe më pas marrim një vendim”.

30 vjeçari – së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja e Danimarkës për herë të parë qysh nga “Euro 2020” kur kishte pësuar sulm kardiak.

Më herët – Eriksen ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak.

Aktualisht – ai e djersitë fanelën e Brentfodrit – teksa kontrata i skadon në fund të këtij sezoni/Shqip.com