Sport Ndërkombëtar

Erik Ten Hag: Ndaj Barcelonës duhet ta bëjmë paraqitjen më të mirë të sezonit

FOTO: teamtalk
FOTO: teamtalk

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se kur skuadra e tij të ndeshet të enjten me Barcelonën në “Old Trafford” duhet ta bëjë paraqitjen më të mirë të sezonit.

Dy skuadrat ndeshen në kuadër të 1/8 të finales së Europa League. Ndeshja e parë në Spanjë është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.

“Unë nuk e di se çfarë po mendon Xavi. Nesër do të jetë një ekip shumë i mirë. Nëse duam të fitojmë, duhet të jemi në maksimumin tonë. Ne çdo ditë mundohemi të japim një version më të mirë të vetvetes. Nesër duhet të japim performancën më të mirë të sezonit”, ka thënë holandezi.

/Shqip.com