Sport Shqiptar

Ergyn Ahmeti i Dukagjinit – “Ylli i Javës”

Ergy Ahmeti

Çmimi i përjavshëm u shpërnda edhe këtë xhiro nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kësaj here, epitetin e më të mirit për ndeshjet e kaluara të Superligës e mori Ergyn Ahmeti.

Mesfushori qendror i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që Dukagjini e arriti si mysafir në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 1:0.

Ndonëse nuk ishte realizator i golit, ai u shqua me kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, duke qenë në vazhdimësi pikënisja e çdo aksioni të rrezikshëm të Dukagjinit dhe ndër më të merituarit për arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Pas fitores në “Bajram Aliu” të Skenderajt, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku vazhdon të mbetet në pozitën e tetë, por tani më 33 pikë, me vetëm dy pikë më pak se Drenica në vendin e shtatë. /Shqip.com