Lajme

Erërat e forta lënë pa energji elektrike banorët e Istogut

Dëmet në Komunën e Istogut nga erërat e forta

Erërat e forta dhe moti i lig kanë shkaktuar dëme në komunën e Istogut kështu duke e lënë edhe pa energji elektrike.

Dëmet materiale të shkaktuara nga erërat e forta janë cilësuar “relativisht të vogla” nga kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati ndërsa thotë se nuk është raportuar për dëme në njerëz.

Ferati për Shqip.com, tregon se disa fshatra të Istogut kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike si shkak i erërave të forta.  

“Janë disa dëme relativisht të vogla në tjegulla dhe i ka dëmtuar kulmet e fermave të vogla të cilat kanë material jo të fortë”.

Ilir Ferati- kryetar i komunës së Istogut

“Ekipi i KEDS-it nga mëngjesi janë munduar t’i rregullojnë pjesët e fshatrave të cilat janë me rrjet elektrik të vjetër. Pjesa e Tomocit, Muzhevinat, Llugat, Llukafci, një pjesë e Dubravës dhe një pjesë e qendrës kanë pas probleme me rrymë mbrëmë”, tha Ferati për Shqip.com.

Rajoni i Dukagjinit duke përfshirë Pejën dhe Istogun ishin përfshirë nga erërat e forta në shkurt të vitit 2020.

Andaj, Qeveria e Kosovës kishte ndarë mbi 400 mijë euro për këto dy komuna./Shqip.com