Lajme

VIDEO/Erëra të fuqishme e shi, boshatisen plazhet në Shqipëri

Plazha shqiptare

Moti i keq shoqëruar me shi dhe stuhi ere ka bërë që të boshatisen plazhet në bregdetin shqiptare.

Vendet që janë përfshirë në këtë stuhi janë plazhet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe në Jugu i vendit.

Sipas mediave në Shqipëri shiu dhe vranësirat kanë nisur që në orët e para të ditës.

Bizneset private kanë mbyllur plazhet, për shkak se era e fortë nuk ka lejuar zhvillimin e aktivitetit ditor.

Largimi nga plazhet dhe zonat bregdetare ka shkaktuar një qarkullim të shtuar në akset rrugore, ndërsa temperaturat janë ulur me disa gradë.

Vetëm një ditë më parë plazhet ishin plot, ndërsa sot nuk gjen asnjë person në breg të detit.

Sipas meteorologëve, situata pritet të përmirësohet në orët në vijim./SHQIP.com