Lajme Botë

Erdogani i shpreh mbështetjen Putinit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është bërë një nga liderët e parë të shteteve të fuqishme që i ka shprehur mbështetjen presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi forcat mercenare Wagner kanë hyrë në territorin rus dhe po ia mësyjnë Moskës.

Erdogani ka biseduar në telefon me Putinin para pak minutash, ndërsa i ka shprehur mbështetjen liderit rus.

Erdogani vazhdimisht ka mbajtur lidhje të forta me Putinin, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

/Shqip.com