Lajme Botë

Erdogan: Turqia do të punojë me Pakistanin për të ndaluar valën e re të refugjatëve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk,  Recep Tayyip Erdogan , ka thënë se  Turqia do të punojë me Pakistanin për të ndihmuar stabilizimin e Afganistanit dhe parandalimin e një vale të re të refugjatëve, transmeton SHQIP.com

Ai ka deklaruar se janë duke bërë përpjekje për kthimin e stabilitetit në rajon.

“Turqia po përballet me një valë migratore në rritje të afganëve që kalojnë nëpër Iran. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të mundësuar kthimin e stabilitetit në rajon, duke filluar nga Afganistani. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndjekim dhe forcojmë bashkëpunimin tonë me Pakistanin. Ne jemi të vendosur të mobilizojmë të gjitha mjetet në dispozicion për të pasur sukses,” tha udhëheqësi turk.

Ai tha se Pakistani kishte një “detyrë jetike” për të sjellë paqen dhe stabilitetin në Afganistan, me talebanët në prag të marrjes së kontrollit të kryeqytetit Kabul.

Bashkëpunimi turko-pakistanez do të ishte i nevojshëm për këtë dhe Turqia do të përdorte të gjitha mundësitë për ta bërë këtë, shtoi Erdogan.

Ringjallja e talibanëve vjen pasi trupat e NATO-s u tërhoqën pas një vendimi të presidentit amerikan Joe Biden për t’u tërhequr, raporton AFP.

Presidenti pakistanez ishte në Stamboll për nisjen e një anije detare të ndërtuar nga Turqia për vendin e Azisë Jugore që kufizohet me Afganistanin dhe është një lojtar kyç rajonal./SHQIP.com