Lajme Botë

Erdogan: ​​Të ndërtohen pallate 3 ose 4 kate në qytetet ku ra tërmeti

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, deklaroi se nuk do të  bëhet asnjë kompromis për arkitekturën që do të ndërtohen banesat e reja pas tërmetit në zonat e prekura.

Gjatë një fjalimi nga takimi i Mbrojtjes Kombëtare të Rrezikut, tha se godinat do të jenë 3 deri në 4 kate.

“Në qytetet ku ndodhi tërmeti do të ndërtohen ndërtesa 3 ose 4 kate. Harrojini pallatet më shumë se 4-katëshe”, tha presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan.

Ai vuri në dukje se janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e ndërtesave në zonat ku kryqëzohen vijat e thyerjes tektonike, duke thënë se “Do të ndryshojmë habitatet nga stepat në male, do të ndërtojmë habitate të reja”.

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrimtar më 6 shkurt, ku mbetën të vdekur mbi 50 mijë qytetarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u plagosën. /Apa.az

/Shqip.com