Lajme Botë

Erdogan: Në fillim të marsit do të nisim ndërtimin e 30 mijë shtëpive

Tërmet në Turqi
Tërmet në Turqi

Recep Tayyip Erdogan, presidenti turk, është shprehur se së shpejti do të nisë ndërtimi i 30 mijë shtëpive të para për të prekurit nga tërmeti katastrofik. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kabinetit, presidenti turk tha se synojnë që të përfundojnë ndërtimin e banesave për të prekurit brenda këtij viti.

Nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Do të fillojmë menjëherë punimet në çdo vend ku ka përfunduar vlerësimi i dëmeve. Mund të fillojmë ndërtimin e 30 mijë shtëpive në fillim të marsit. Synimi ynë është të përfundojë brenda një viti ndërtimi i banesave cilësore dhe të sigurta në të gjithë zonën e tërmetit”, ka thënë Erdogan.

Kujtojmë që deri më tani më shumë se 35,400 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi. Në Siri janë raportuar 5,800 vdekje. /Acbnews.al

/Shqip.com