Lajme

Erdogan kërkon lidhje më të forta me Afrikën

Presidenti i Rusisë, Recep Taip Erdogan.

Turqia po synon të thellojë lidhjet ekonomike dhe ushtarake në Afrikë, tha presidenti Rexhep Taip Erdogan në një fjalim në një samit të madh të krerëve afrikanë në Stamboll.

Krerët e shteteve nga 16 vende afrikane, së bashku me më shumë se 102 ministra dhe përfaqësues të Bashkimit Afrikan dhe Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore po marrin pjesë në samitin në Stamboll.

Samiti i Tretë i Partneritetit Turqi-Afrikë pason një stuhi aktivitetesh nga Turqia që synojnë të forcojnë lidhjet me kontinentin.

Në tetor, Stambolli priti udhëheqës biznesi dhe dhjetëra ministra nga shtetet afrikane për një samit që synonte veçanërisht rritjen e tregtisë.

Në të njëjtin muaj, Erdogan vizitoi Angolën, Nigerinë dhe Togon. /SHQIP.COM.