Lajme Botë

Erdogan: Kam përshtypjen se Putini është i gatshëm t’i jep fund luftës në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se beson që presidenti i Rusisë Vladimir Putin po kërkon t’i jep fund luftës në Ukrainë.

Siç raporton BBC, Erdogan tha se në bisedimet e fundit me Putinin kishte përshtypje se ai dëshironte t’i jepte fund kësaj sa më shpejtë që ishte e mundur duke treguar se gjërat ishin mjaftë problematike për Rusinë.

Erdogan tha se ai mbajti “diskutime shumë të gjera” me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar.

“Ai në fakt po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike”, kishte thënë Erdogan në një intervistë në PBS.

Tutje, Erdogan ka thënë se rreth 200 pengje do të shkëmbehen në mes të dy palëve të përfshira tashmë në luftë por nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Erdogan ka kërkuar vazhdimisht të ndërmjetësojë gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim “të balancuar” për Turqinë anëtare të NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

Ai ndihmoi OKB-në të ndërmjetësonte një rifillim të eksporteve të grurit nga Ukraina dhe tha javën e kaluar se po përpiqej të organizonte bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim.

Ndërkohë, dy muaj pasi forcat ruse morën kontrollin mbi të gjithë rajonin lindor të Luhanskut, Ukraina ka rimarrë një pjesë të territorit.

Udhëheqësi ukrainas i Luhansk, Serhiy Haidai tha se forcat ruse ishin tërhequr nga fshati Bilohorivka – por po bënin gjithçka që mundeshin për të gërmuar diku tjetër.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se “pushtuesit janë qartë në një panik”.

Në fillim të këtij muaji, Erdogan akuzoi Perëndimin për miratimin e një politike “provokimi” ndaj Rusisë dhe paralajmëroi se lufta nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti.

Javën e kaluar, udhëheqësi rus tha se ishte i hapur për të takuar presidentin ukrainas, por se Zelensky nuk ishte. Ai i tha kryeministrit të Indisë se donte t’i jepte fund luftimeve “sa më shpejt të ishte e mundur”.

Megjithatë, Rusia nuk ka dhënë asnjë tregues se është e gatshme të pranojë kërkesat e Kievit për një tërheqje të plotë nga territori ukrainas, duke përfshirë zonat e pushtuara në 2014./Shqip.com