Lajme Botë

Erdogan “hap front me perëndimin”, dëbon 10 ambasadorë – përfshirë atë amerikan

Presidenti i Rusisë, Recep Taip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme që të dëbojë ambasadorin amerikan dhe nëntë ambasadorë të tjerë perëndimorë nga Stambolli.

Vendimin, Erdogan e mori  për shkak të thirrjes për lirimin e filantropistit, Osman Kavala.

Kavala ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017 dhe akuzohet për financimin e demonstratave në të gjithë vendin në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016, raporton Reuters.

Por, Osman Kavala ka mohuar të gjitha akuzat.

Osman Kavala

Por, disa shtete perëndimore kanë kërkuar lirimin e tij.

Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës”.

Kavala u lirua nga akuzat lidhur me demonstratat vitin e kaluar, por vendimi u anulua këtë vit dhe u kombinua me akuzat në një rast tjetër që përfshin një përpjekje për grusht shteti.

Ndërsa, opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile në Turqi  e kanë cilësuar si “shtypje” e Erdoganit ndaj zërave kritikë. /Shqip.com