Lajme

Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Ormani dhe presidenti i Turqiëse, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Taip Erdogan përmes një letre ka falënderuar shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit në Turqi.

Erdogan përmes një letre e ka falënderuar Osmanin, për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit në Turqi.

“Do të doja t’ju falënderoja në emër të kombit tim dhe emrin tim personal që keni ndarë dhimbjen tonë dhe keni dhënë mbështetje në një kohë të shkurtër duke dërguar mesazh ngushëllimi për tërmetet në Kahramanmaras, të cilët prekën drejtpërdrejt dhjetë provinca me një fuqi shkatërruese që shkaktuan dhimbje të thellë për vendin tonë. Fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar” tha ai.

Më tej në letrën e Presidentit Erdogan thuhet se ndihma e Republikës së Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit.

“Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështira dimri. Përpjekjet e ekipit tuaj të kërkimit dhe shpëtimit për të shpëtuar jetët e njerëzve të bllokuara në rrënojat do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje”, thuhet më tutje në letrën e Erdogan.

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga disa tërmete të fuqishme.Si pasojë, deri më tani kanë vdekur mbi 50 mijë persona.

/Shqip.com