Lajme

Era të forta në Gjilan, tre të lënduar nga rrëzimi i kranit që ra mbi veturën që po lëvizte

Gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Gjilanit ka pasur era të forta dhe shi ku si pasojë ka pasur lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Kështu ka bërë të ditur, Ismet Hashani- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se më datën 28.07.2022, rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”,  ka rënë një krane(Vinç) mbi një veturë . Vetura e cila ka qenë në lëvizje e tipit Mercedes, Pikap, me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona. Sipas mjekut gjendja e tyre është stabile, në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, , gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan” ka thënë Hashni

Në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejt dhe njësitet e KEDS-it, për momentin gjendja është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme, ka shtuar më tutje Hashani./Shqip.com