Rozë

Era Istrefit i refuzohet viza, anulon koncertin në SHBA

Era Istrefi

Këngëtares së njohur shqiptare, Era Istrefit i është refuzuar viza për të udhëtuar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në SHBA, këngëtarja ishte e ftuar në një koncert, për nder të Krishtlindjeve.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, në një postim në rrjetin social Instagram.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar Era.

Ajo në koncert pritej të përformonte me Don Xhonin dhe Butrint Imerin.

/Shqip.com