Episodi i dytë i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon sonte edhe me dy drama të tjera.
Manchester City-Atletico Madrid, Liverpool-Benfica.
Në takimin e parë, “qytetarët” triumfuan me rezultat minimal 1-0.
Por, spanjollët do të tentojnë me të gjitha forcat – që të rikthejnë rezultatin.

Shpresat kryesore “los colchoneros” i mbajnë të Joao Felix që po kalon momente të mira në këtë sezon.
Sulmuesi 22 vjeçar ka tetë gola dhe katër asistime në La Liga, teksa një asistim e ka regjistruar edhe në Champions.
Skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone hyn në këtë përballje me presion të madh – pasi pësoi humbje 1-0 nga Mallorca.

Në anën tjetër, City vie nga një barazim 2-2 kundër Liverpoolit – në Premierligë.
Kampionët e Anglisë janë të mbështjellur me petkubn e favoritit të këtij kompeticioni, por mbetet të shihet se çka do të ndodhë në vazhdim.
Në takimin tjetër që zhvillohet në “Anfield Road”, “The Reds” kanë punë më të lehtë.

Ndeshja e parë në Portugali kishte përfunduar me epilog 1-3 dhe kjo është një lehtësim i madh për anglezët.
Ndërsa, Benfica kanë një mision tejet të vështirë përpara: përmbyesjen e rezultatit.

Shpresat kryesore – portugezët i mbajnë te Darëin Nunez – që ka shënuar pesë gola – në nëtë ndeshje të zhvilluara në Champions.
Të dyja takimet nisin me fillim nga ora 21:00.
Fusha e gjelbër do të “flas” më së miri./Shqip.com