Lajme

Enver Peci zgjedhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, teksa po votohet për dy kandidatë potencialë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Enver Peci ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë në këtë pozitë.

Nga 87 deputetë që votuan, Peci ka marrë 66 vota, ndërsa të pavlefshme ishin tre fletëvotime.

Ky emër nga Kuvendi i Kosovës do t’i propozohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërsa, Dukagjin Avdyli ka marrë 31 vota, Bardh Bokshi, 35 vota, Flamur Rasori, 24 vota, Valon Hasani, 2 vota.

Pasi minimumi i zgjedhjes është 58 vota, deputetët sërish kanë filluar votimin për propozimin e emrit të dytë.

/Shqip.com