Enver Peci emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Enver Peci ka dhënë sot (e premte) betimin si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, thuhet në komunikatën për medie nga Presidenca.
Presidentja Osmani e uroi Pecin per detyrën e re dhe njëherësh për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese.
“Presidentja Osmani e ka uruar z. Peci për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet tutje në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se gjyqtari Peci është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës dhe do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.
“Gjyqtari Peci është betuar se do t’i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t’i respektoj rregullat e etikës profesionale”, thuhet në fund të njoftimit.
Ndryshe, në mbledhjen e 14 dhjetorit 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka miratuar dorëheqjen e Enver Pecit nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme.
/Shqip.com