Lajme

Enver Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin, thotë se janë përplot energji për ta fituar betejën në Hagë

Enver Hoxhaj gjatë vizitës në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Hoxhaj ka thënë se Thaçi dhe Veseli janë me përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Me Hoxhajn ishin edhe kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari i PDK-së Kujtim Gashi dhe Nehat Elshani./Shqip.com