Sport Ndërkombëtar

Enrique i preferuari i gjigantit evropian

Chelsea është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Graham Potter. Menjëherë pas largimit të trajnerit anglez, në skenë si kandidati kryesor doli emri i Julian Nagelsmann i cili u shkarkua gjithashtu pak kohë më parë nga drejtimi i Bayern Munich.

Sipas mediave angleze kandidati kryesor i Chelseas është një tjetër trajner. Bëhet fjalë për Luis Enriquen i cili është pa skuadër që kur mbylli bashkëpunimin e tij me Kombëtaren e Spanjës.

“The Sun” shton se Enrique ka nisur negociatat me drejtuesit e Chelsea në mënyrë që të fillojë sa më parë nga puna në Londër. Në rast se dështon kjo pistë, emri i Naglesmann mbetet gjithmonë si alternativë në kampin blu.

Emri i tretë është ai i trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti i cili po bën një punë të shkëlqyer me napoletanët të cilët janë drejt titullit në Serie A, ndaj dhe Chelsea mund ta mbyllë sezonin pa trajner për të marrë më shumë kohë për vendimin.

/Shqip.com