Kulturë

Enigma se si bien e si ngrihen shtetet e qytetërimet

Libri më i ri i profesor Milazim Krasniqit “Fijet e fshehura të përmbysjeve të mëdha” vjen në duart e lexuesve matanë dhe këndej kufirit.

E thënë me pak fjalë, libri është një observim intelektual mbi enigmën se si bien e si ngrihen shtetet e qytetërimet.

“Rënia e Medines, ngritja e Al Endelusit, rënia e tij, çrrënjosja e hebrenjve në Spanjë, ngritja e Amerikës dhe e Devletit Osman. Në tërë ato lidhje të fshehura të atyre përmbysjeve të mëdha, fshehët edhe enigma e mbijetesës ilire-shqiptare në Ballkan”, ka thënë për librin Krasniqi.

Kush i ka lexuar librat e tij: “Letërsia dhe besimet fetare”, “Duna dhe qytetërimi perëndimor”, “Ekskomunikimi si histori e fshehur” dhe “Nacionalizmi shqiptar”, e ka të qartë se ky libër tashmë është si qershia mbi tortë.

Libri “Fijet e fshehura të përmbysjeve të mëdha” vjen nën siglën e shtëpisë botuese “Logos A”, me seli në Prishtinë.

/Shqip.com