Rozë

Eni tregon takimin me të atin pasi doli nga “Big Brother VIP”

Ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Eni Tare, kishte rrëfyer një histori prekëse të familjes së tij.

Ai kishte rrëfyer fëmijërinë e tij dhe problemet familjare që kishte me babanë alkoolist dhe abuziv.

Mirëpo, pasi doli nga BBVA, ai ka rrëfyer takimin e parë me babanë

Eni tregoi se priste një mesazh nga i ati pasi doli, por s’ i erdhi. Më tej ai sqaroi se ka pasur komunikim me të si çdo ditë, duke shtuar se babai e kishte mbështetur.

“A i e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, e di sa i vërtetë ishte rrëfimi që unë bëra. Më tha mirë, nëse për ty ajo gjë do të vlejë për të ardhmen tënde, për mua nuk ka problem. Ajo që ka ndodhur, ka kaluar. Tani jemi mirë. Më tha jam këtu për ty, me pak fjalë më mbështeti“, tha Eni në “Ftesë në 5”

/Shqip.com